Dekriminalizimi, tani kusht për zgjedhjet

Postuar në 13 Mars, 2016 22:12

Parti Demokratike po synon të nxjerrë maksimumin nga ligji i dekriminalizimit, miratimi i të cilit konfirmon ekzistencën e një problemi shumë serioz në vendimmarrjen e politikës shqiptare. Kreu i sja, Lulzim Basha, i cili po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane ka deklaruar në takimet me zyrtarë të këtyre partive se: “Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit eshte njr kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, theksoi zoti Basha.  Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 2015-ës ishte një sinjal alarmi për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme”. Transferimi i këtij problemi në një kusht për zgjedhjet e vendos procesin e reformës zgjedhore në një tension të madh, duke ditur sesi negociojnë partitë shqiptare. Nuk dihet se çfarë garancish do të kërkojë PD-ja, por nëse u referohemi deklaratave të mëparëshme të drejtuesve të saj, përfaqësuesit e PS-së në disa zona të veriut të vendit, janë më së pari një problem serioz elektoral për të djathtën, përpara se të jenë njerëz që vështrohen në spektrin e kritereve penale. Zgjedhjet e vitit 2015 konfirmuan gërryerjen e madhe të PD-së në Veri, aty ka pretenduar përherë se ka bastione. Ndonëse kjo nuk i heq asnjë fije legjitimet kërkesë së PD-së. 

Comments

Submitted by Veriori (not verified) on

Pandeli Majko ka perseri te drejte, kur u shpreh qe e mira do te ishte qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakoheshme.
Ne kete menyre, testohen te gjithe palet se sa gjunje kane.
Per mendimin tim, vete PS me Edi Ramen ne aleance me LSI dhe Ilir Meten, te marrin indicien e te caktojne date zgjedhjesh, te pergjithshme, jo me larg se tre muaj.
Duke kryer kete pune, u mbyllet goja ndac majtas e ndac djathtas, jo dekriminalizimi e jo te koruptuarit, etj, dhe keshtu ne fund te precipitojne njerezit e paster, dhe pa hije ne te kaluaren e tyre.
Me mire, sa me shpejt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.