Ndodh edhe kështu, LSI "bëhet" me Tironën!

Postuar në 08 Mars, 2016 12:46

Nisi si një reagim i tifozit Petrit Vasili dhe përfundoi në një shksë zyrtare për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi kërkesa e LSI-së që bashkia të mbështesë me fonde sport klub Tiranën, pas "disfatës" në derbin me Partizanin e Erion Braçes. LSI kërkon që bashkia të përmbushë përgjegjësitë që ka karshi klubit si aksionere që është, duke sjellë në vëmendje se në këtë mënyrë bashkia investon jo thjesht për një klub, por për krenarinë e qytetit. Ja si shprehet LSI në shksën zyrtare drejtuar kryetarit socialistit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi: "Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare. Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar. Kërkojmë nga ana e Bashkisë të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton". Praktikisht LSI kërkon të bëhet zëri politik i tifozave të "Naltmadhnisë" siç e quajnë veten sportdashësit tironas, që nga pikëpamja elektorale i bëjnë shumë punë LSI-së, e shqetësuar së fundmi për krenarinë e bjerrur të kryeqytetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.