Kallzim penal Erion Veliajt për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”

Postuar në 07 Mars, 2016 19:54

Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me dhënien me koncesion të parkingut tek parku Rinia.Sipas Partisë Demokratike kryebashkiaku Veliaj zbatoi ligjin  e gabuar në mënyrë që të shmangte ato hallka proceduriuale të detyrueshme siç ishte negociimi me operatorin e renditur i pari, “Shoqëria Tajvan SH.P.K”, shmangu dhënien e miratimit me shkrim, të detyrueshëm, nga ana e njësisë së trajtimit të koncesioneve “Atrako” dhe ia dërgoi Këshillit Bashkiak për të marrë vendim në lidhje me miratimin e kushteve të kontratës koncensionare. Procedura për dhënien me konçesion të parkimit nëntokësor në Parkun Rinia ka nisur që në vitin 2008, kur kryebashkiak ishte Edi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.