Gazeta “Minerva”: Arben Ristani kërcënoi me vdekje gazetarin Nebil Çika

Postuar në 07 Mars, 2016 16:38

Gazeta “Minerva” që publikohet online dhe ka për drejtues gazetarin e vjetër Nebil Çika, njofton sot përmes një editoriali, se ky i fundit është kërcënuar nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. “Në prani të dhjetëra personave, midis tyre edhe drejtues të lartë të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka shkuar tek tavolina ku Çika pinte kafe me një mik dhe e ka kërcënuar atë me vdekje. “Do të var për gjuhe. Do të bej atë që nuk ta pjell mendja” dhe një arsenal i tërë fjalori kriminal, kane qene fjalët me te cilat numri dy i PD-se ka kërcënuar me vdekje gazetarin për rreth 5 minuta”, shkruan gazeta në fjalë. Sipas editorialit që përcjell këtë denoncim, irritimi i Ristanit kishte të bënte me një shkrim të publikuar sot me titull: “Pse nuk shkon dot ne Vlorë Arben Ristani?” Vetë Ristani nuk ka asnjë reagim deri më tani, as edhe nuk e ka përgënjeshtruar denoncimin.

http://www.gazetaminerva.com/do-te-var-per-gjuhe-sekretari-i-pergjithshe...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.