Hetim antitrust nga BE-ja për bashkimin “Airbus-Safran”. Kompanitë: “Konkurenca jonë nuk është brenda BE-së. Ka shumë rregullore dhe burokraci”

Postuar në 05 Mars, 2016 06:16

Bashkimi Europian ka hapur para disa ditësh një hetim të thellë mbi blerjen e përbashkët që kompanitë “Aribus Group SE” dhe “Safran SA” i bënë kompanisë kryesore europiane të lëshimittë raketave. Sipas raportimeve mediatike hetimi niset nga premisat se ndërhyjra e bërë në treg nga dy kompanitë e mësipërme mund të pengojë invoacionin dhe të çojë në rritje çmimesh në një sektor që bazohet gjerësisht mbi optimizimin e këtyre dy aspekteve. Sipas Komisionit Europian që përfaqëson autoritetin antitrust të BE-së, bashkimi i “Airbus” dhe “Safran” në blerjen e “Arianespace” krijon kushtet për krijimin e një bashkimi që do të likujdonte konkurentët. Shefja e Antitrustit në BE, Margrethe Vestager deklaroi se:

Komisioni ka nevojë të sigurohet se të gjithë lojtarët në industrinë e hapësirës kanë interesa dhe motive për të inovuar”

Në vitin 2014 KE-ja miratoi krijimin e “Airsbus Safran Launchers”, një bashkëpunim që kontrollon sot 38% të “Arianespace” dhe që po përpiqet të marrë në kontroll edhe 35% të kontrolluara nga agjencia franceze “CNES”. Sheqetësimi i KE-së qëndron në faktin se ky konsorcium mund t’i japë prioritet shërbimeve aktuale të lëshimit që lidhen me “Arianerockets” duke ndikuar për keq në treg. Por këto kontrolle janë të zakonshme dhe nuk do të thonë detyrimisht të marrëveshjes, ndonëse ky opsion nuk përjashtohet. Ana tjetër e medaljes është interesi dhe koha që biznesi kërkon për të përballuar tregun globa;. Kështu shefi Ekzekutiv i “Airbus” Thomas Enders u shpreh i pakënaqur me sasinë e dokumenteve dhe rregulloreve, ndërkohë që koha ikën dhe iniciativa si ato të Elon Musk po fitojnë terren në treg. Vendimi final i BE-së do të merret më 12 korrik, por nga komoanitë është thënë se bashkimi ka synuar pikërisht rritjen e eficencës, uljen e kosotove me synim konkurencën, e cila sipas tyre nuk është brenda BE-së, por globale.

http://www.wsj.com/articles/eu-opens-in-depth-investigation-into-airbus-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.