Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI

Postuar në 05 Mars, 2016 15:27

Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane. Përveç këtyre emrave të kallëzuar nga ILDKPKI burimet thonë se janë edhe emra të tjerë të gjyqtarëve, që ambasada ka krijuar bindjen se janë të korruptuar”, raporton “ABC NEWS”. 

 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/68149

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Ambasada USA, ben mire, shume mire qe po vepron keshtu me gjygjtaret e prokuroret e koruptuar.
Kam nje pyetje, per ambasaden USA, dhe opinionin tone :
Po kete gjygjtare e prokurore, kush i vuri ne keto pune ?
Po ketyre qe kane politikaneve tane, qe kane vene keto gjygjtare e prokurore ne keto pune, a do t'u refuzohen dhe t'u hiqen vizat ?
Vetem kaq kam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.