ildkpi

Partia Demokratike kërkon hetim pasuror për shtëpinë e Kryeministrit Rama

Postuar në 12 Janar, 2019 13:39

Partia Demokratike ka kërkuar sot nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që të nisë hetimin për kryeministrin Edi Rama. Sipas përfaqësueses Dhurata Çupi, hetimi duhet të merret me  diferencën prej 300 milionë lekësh mes deklarimit të z. Rama dhe vlerës së shtëpisë së tij në Surrel ku banon.

Ekspozohet sërish ILDKPI, hetim për kreun e AMA-s

Postuar në 23 Janar, 2017 11:21

Gentian Sala, kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive është vënë zyrtarisht nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pas publikimit në media të deklaratave të tij të pasurisë dhe bashkëshortes, e cila vetëm në 1 vit u shtua me 164 mijë euro. Një rast që ekspozon sërish institucionin që duhet të kontrollojë dhe verifikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë, por që kujtohet t’u futet hetimeve sa herë pasuria e zyrtarëve bëhet çështje mediatike dhe për pasojë nxjerr zbuluar edhe ILDKPI-në.

Teatri i radhës, ILDKPI i riverifikon pasurinë e Alfred Pezës

Postuar në 16 Janar, 2017 10:56

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar se kreu i saj Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të deputetit Alfred Peza.

Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë për hetimin e ILDKPKI-së

Postuar në 11 Janar, 2017 15:16

Përballja mes Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit duke se ka shkuar në favor të këtij të fundit. Kësja I do shtuar edhe se të humburit jemi ne të gjithë. Prokuroria kishte nisur një hetim për shpërdorim detyre ndaj ILDKPI-së pas dyshimeve se në dy vitet e fundit nuk u verifikua pasuria e asnjë zyrtari të lartë. Një hetim kryesisht ky pa ndonjë fakt. Në dy shkallët e para kërkesa e Prokurorisë për të sekuestruar serverat e ILDKPI-së u hodh poshtë, çka ka çuar organin e akuzës të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Publikohet një listë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kallëzuar nga ILDKPI-ja. A do të procedojë ministri me shkarkime?

Postuar në 06 Mars, 2016 10:56

Dje u raportua nga televizioni “AbcNews”, që referonte burime të ambasadës amerikane në Tiranë, se mes gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu refuzohen vizat e hyrjes për në ShBA, janë edhe ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Ministri i Drejtësisë deklaroi gatishmërinë për të proceduar me shkarkimin e tyre, nëse ambasada informon zyrtarisht ata që iu refuzohet viza, por lajmi se mes tyre janë ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja e zhbën këtë lojë të Ylli Manjanit, sa kohë që kallëzimet janë publike.

Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI

Postuar në 05 Mars, 2016 15:27

Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Subscribe to RSS - ildkpi