Publikohet një listë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kallëzuar nga ILDKPI-ja. A do të procedojë ministri me shkarkime?

Postuar në 06 Mars, 2016 10:56

Dje u raportua nga televizioni “AbcNews”, që referonte burime të ambasadës amerikane në Tiranë, se mes gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu refuzohen vizat e hyrjes për në ShBA, janë edhe ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. Ministri i Drejtësisë deklaroi gatishmërinë për të proceduar me shkarkimin e tyre, nëse ambasada informon zyrtarisht ata që iu refuzohet viza, por lajmi se mes tyre janë ata që janë kallëzuar nga ILDKPI-ja e zhbën këtë lojë të Ylli Manjanit, sa kohë që kallëzimet janë publike. Sot gazeta “Dita” publikon një listë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë kallëzuar nga institucioni i drejtuar nga Ganaj, e cila gjithsesi nuk konfirmon se ajo është lista e ambasadës të cilën ministri ka dëshirë ta ekzekutojë.
Emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të publikuar në listën e gazetës i lexoni këtu: http://www.gazetadita.al/emrat-a-jane-keta-14-gjykatesit-e-listes-se-amb...

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Po kur padiste vetem ILDKP, pse nuk fillonte ceshtje penale ?
Pse u dashka te futet ne loje ambasada USA, qe te levizin ingranazhet e ndryshkura te shtetit per te vene prara pergjegjesise te koruptuarit ne sistemin e drejtesise ?
Pse vetem keta jane te koruptuarit ? Ne rast se mbyllet loja vetem me kete liste, atehere e gjithe kjo gje ka qene nje fasade, po bejme sikur godasim korupsionin, por nderkohe e mbyllim kete pune me kaq.
Kush i futi ne pune keta te koruptuar ?
Kush i mbronte dhe i mbron keta te koruptuar ?
Pse vetem ne sistemin e drejtesise ka te koruptuar ?
Po politikane te koruptuar, pse nuk dalin me ndonje liste ?
Dhe shume e shume PSE te tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.