Pentagoni teston sigurinë kibernetike duke ftuar hakerat të sulmojnë. Eric Schmidt i “Alphabet” në krye të një Bordi të posaçëm Këshillimor

Postuar në 03 Mars, 2016 00:40

Qeveria amerikane, më saktë Pentagoni, po mendon të testojë sigurinë e vet ndaj sulmeve kibernetike, duke e provuar mburojën e vet përvballë hakerave. Nisma “Hakeroni Pentagonin” është e para e këtij lloji, e cila synon të të ekspozojë sistemin mbrojtës ndaj aftësive të hakerave, por pa asnjë pasojë ligjore nëse ata identifikohen. Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter është shprehur se “i kam sfiduar përherë njerëzit tanë të mendojnë përtej kutisë pesëkëndore që është Pentagoni”. Sipas tij sfidfa për haperat është testi i duhur në një botë ku siguria kibernetike është sfidë me natyrë strategjike. Po kështu Carter ka lajmëruar ngritjen e një Bordi Këshillimor për Inovacionet në Mbrojtje që do të drejtohet nga Eric Schmidt, drejtor ekzekutiv i “Alphabet”, kompania nënë e “Google”, prakitkisht me të njëjtë themelues.  

http://phys.org/news/2016-03-pentagon-hackers-websites.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.