"Çështja "Çame", çështje të drejtash, jo politike"

Postuar në 02 Shkurt, 2016 15:36

Deputeti socialist i qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima, i ka dhënë një intervistë televizionit lokal “Janina” në Greqi, përmes të cilës ka përcjellë disa qëndrime të Tiranës zyrtare në raportet me fqinjin e Jugut. Kokëdhima flet së pari për ekzistencën e Ligjit të Luftës, i cili është abroguar nga kryeministri në vitin 1987, por nuk është ratifikuar nga Parlamenti. Kokëdhima thotë se ekzistenca e këtij ligji pengon shumë shtetas shqiptarë që të kërkojnë të drejtat e tyre përmes teknikave ligjore në Greqi. Një interpretim arbitrar ky gjithsesi. Kur vjen puna te diskutimi mbi atë që njihet si çështja “Çame”, Kokëdhima ka nënvizuar se qëndrimi zyrtar duhej të përcillej nga Ministria e Jashtme. Duke dhënë opinionin e tij si deputet i Parlamentit, ai ka theksuar për këtë temë se: “Unë mendoj se çamët kanë të drejta jo pretendime. Që nuk duhen refuzuar apo paragjykuar politikisht dhe...atyre u duhet dhënë mundësi që këto të drejta t’i mbrojnë në mënyrë tekniko-ligjore. Si të gjithë qytetarët e tjerë, grekë ose jo grekë”. Ky moment ka rëndësi, pasi ai vjen ndesh me pikëpamjen e avancuar pak ditë më parë të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi se “çështja “Çame” është një çështje politike”. Më tej Kokëdhima ka deklaruar se minoriteti grek në Shqipëri gëzon të drejta të plota, se reforma e fundit territoriale i dha dy njësi administrative këtij komuniteti që mund të përmbushë kështu të drejtat e autonomisë lokale. Lidhur me marrëveshjen e detit, Kokëdhima deklaroi se ajo duhet rinegociuar.

Comments

Submitted by AUTOKTONI (not verified) on

Zoti KOKEDHIMA !
Kam vetem nje pyetje, vetem nje.
Veprimi shovinist i Greqise, me popullsine came, duke i debuar me force, duke i vrare, perdhunuar, vjedhur e rrahur,duke i larguar nga vendlindjet e tyre, pa asnje pasuri me vehte, vetem me rrobat e trupit, dhe qe eshte GENOCID ndaj nje popullsie tjeter, A ESHTE POLITIKE, APO TE DREJTASH ?
Nuk kam pyetje tjeter.
Te fala kush te te pyese zoti Koco.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.