Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:42

Është ndarë jeta më 31 janar 2016 akademiku Kristo Frashëri. Ai lindi në vitin 1920 dhe është me origjinë nga Frashëri i Përmetit. U përfshi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas saj pati një aktivitet të gjatë akademik në lëmin e historisë. Frashëri iu drejtua disa periudhave, që nga Mesjeta shqiptare e deri te kohët moderne. Ai ka disa monografi,  si ajo për Skënderbun, për krijimin e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, apo edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Frashëri ka qenë prezent edhe përmes polemikave në shtypin shqiptar për çështje të aktualitetit. Konsiderohej si një ndër historianët më me peshë në Shqipëri. 

http://www.balkanweb.com/site/ndahet-nga-jeta-ne-moshen-96-vjecare-akade...

Comments

Submitted by AUTOKTONI (not verified) on

U largua nga kjo jete, edhe nje tjeter shqiptar i MADH.
I perjetshem kujtimi i tije.
U prehte ne paqeq. Qofte i lehte dheu per te.
Amin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.