frasheri kristo

Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:42

Është ndarë jeta më 31 janar 2016 akademiku Kristo Frashëri. Ai lindi në vitin 1920 dhe është me origjinë nga Frashëri i Përmetit. U përfshi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas saj pati një aktivitet të gjatë akademik në lëmin e historisë. Frashëri iu drejtua disa periudhave, që nga Mesjeta shqiptare e deri te kohët moderne. Ai ka disa monografi,  si ajo për Skënderbun, për krijimin e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, apo edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Frashëri ka qenë prezent edhe përmes polemikave në shtypin shqiptar për çështje të aktualitetit.

Subscribe to RSS - frasheri kristo