Për herë të parë, Hëna në HD dhe me ngjyra

Postuar në 31 Janar, 2016 15:59

Administrata e Agjencisë Kombëtare Hapësinore Kineze ka publikuar muajin e shkuar foto të Hënës që i jepen publikut për herë të parë, në cilësinë HD dhe me ngjyra. Ato janë marrë nga kamera e sondës “Chang’e 3”, e cila zbriti në satelitin natyror të Tokës në dhjetor të vitit 2013. Ky ishte misioni i parë suksesshëm i zbritjes në Hënë që nga viti 1976, kur rusët ulën në të sondën Luna 24. Fotot janë me qindra dhe ato mund të shkarkohen përmes një llogarie të lirë në faqen e China’s Science and Application Center for Moon and Deepspace Exploration(Qendra Kineze e Shkencës dhe Aplikimit të Eksplorimit Hënor dhe të Hapësirës).   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.