37 OJQ në BE kundër Korridorit Jugor të Gazit dhe TAP. “Banka Europiane e Investimeve të mos akordojë kredinë”

Postuar në 31 Janar, 2016 10:21

Një tjetër pengesë shfaqet për gazsjellësin Transadriatik(TAP), ndërkohë që palët janë bërë gati për investimin. Një grup prej 37 OJQ-së në BE kanë përpiluar një letër përmes së cilës i kërkojnë Bankës Europiane të Investimeve të mos lëëvrojë kredinë për Korridorin Jugor të Gazit, 3500 km, që sjell gazin nga Azerbajxhani në Europë. Letra kërkon që kredia, më e madhja që banka ka dhënë ndonjëherë, të mos i akordohet konsorciumit, i cili është ngarkuar me zhvillimin e seksionit perëndimor të Korridorit, pra TAP. Një lëvizje që prek direkt edhe interesat ekonomike të Shqipërisë, e cila e konsideron TAP-in si zë me peshë në të ardhurat e veta. OJQ-të vënë në dukje aspektet kontradiktore të projektit dhe detyrimet që burojnë nga angazhimet publike të bankës, e që janë:

Gazjellësi bie ndesh me angazhimet për ndryshimet klimaterike. Kërkesa për gaz në Europë po bie dhe kjo sipas vetë projeksioneve të publikuara nga Komisioni Europian. Për rrjedhojë rreziqet mjedisore të Koorridorit Jugor të Gazit nuk përligjen. Pas këtyre vlerësimeve vjen edhe pjesa më simpatike, ajo që ndoshta na orienton te dora e vërtetë që qëndron pas letrës.
“Azerbajxhani është një nga partnerët më të padëshiruar me të cilin BE-ja mund të lidhej”, thuhet në letër, pasi “regjimi i Aliyev është i njohur për shkeljen e të drejtave të njeriut”. Pra përfundimi i një marrëveshjeje me Azerbajxhanin do të binte ndesh me Kartën Themelore të të Drejtave të Njeriut të BE-së, një vërejtje kjo që çuditërisht nuk sillet në vëmendje në rastin e marrëveshjeve prej miliardash që u nënshkruan me Iranin. Po kështu BE-ja ka edhe një rezolutë kundër qeverisë azere.
Pasiguria financiare dhe vlera e vetë projektit, pasi kompanitë që përbëjnë konsorciumin janë të regjistruara në qytetin Baar të Zvicrës, njohur si parajsë fiskale.
Një arsye me natyrë strategjike është përfshirja e Rusisë në projektin TAP. Thuhet në letër: “Korridori Jugor i Gazit nuk është alternativë ndaj Rusisë. Është pikërisht gjigandi rus, “Lukoil”-pjesë e konsorciumit TAP- që kontrollon linjën e Shah Deniz në Azerbajxhan, burimi i gazit”( http://www.counter-balance.org/wp-content/uploads/2016/01/NGO-Open-Lette...).

Të gjitha këto, bashkë me protestat e popullsisë së Pulias në Itali, që është seksioni final i TAP, janë arsye “ligjore dhe morale” që të paratë të mos akordohen.

Comments

Submitted by Naftetari (not verified) on

Edhe kete kishim mangut.
Pse te shkreten na ka mallekuar kaq shume perendia ?
Zoti na ndihmofte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.