Ekspertët e Venecias deklarojnë se kriza është politike dhe jo teknike

Postuar në 22 Janar, 2016 21:13

Komisioni i Venecias nuk merr përsipër të zgjidhë mosmarrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për mënyrën e zgjedhjes së kandidaturave për organet e sistemit të drejtësisë. Eksperti, Thomas Markert tha se të dy variantet, si ai i paraqitur nga mazhoranca me votim 3/5 dhe ai nga opozita me votim 2/3 janë brenda standardeve europiane. Ai tha se i takon partive politike të gjejnë një marrëveshje për këtë çështje dhe jo Komisionit të Venecias.
“Të dy këto zgjedhje janë në përputhje me standardet dhe nuk i takon Komisionit të Venecias të përcaktojë se cila është zgjidhja më e mirë në kontekstin shqiptar”, tha Markert duke shtuar se reforma në drejtësi nuk është e lehtë.
Ai shtoi se tashmë puna e Komisionit të Venecias do të jetë për të parë nëse propozimet e ekspertëve shqiptarë janë në përputhje me standardet evropiane.
Ekspertët e Komisionit të Venecias deklaruan se opinioni përfundimtar për reformën në drejtësi në Shqipëri do të jetë gati më 12 mars.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.