Partneritet publik privat për sistemin teknologjik të TVSH-së

Postuar në 20 Janar, 2016 12:19

Ministri e Financave njoftoi sot dhënien e një shërbimi të ri me koncesion, që synon të përmiresojë mbledhjen e TVSH-së. Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave. Ndërsa zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se kjo bëhet pasi ka problem me deklarimin e TVSH dhe se do të ketë tender për kompaninë që do të merret me mbledhjen. Beqiraj: Ka probleme me deklarimin e TVSH pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Ka probleme me evidentimin e transaksioneve. Po ashtu ka vështirësi për gjurmimin e produkteve nga dogana te konsumatori. Ka mundësi për falsifikim të kuponave tatimore, ky falsifikimi i kuponave tatimore u konstatua nga lotaria e fundit. Tatimet e kanë të pamundur të verifikojnë çdo biznes që lëshon kupon. Duhet teknologjia për verifikimin e çdo biznesi që lëshon kupon tatimor. Kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim Kujtojmë se kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim. Pak kohë më parë u bë e ditur se një kompani private i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë me koncension shërbimin e mbledhjes së TVSH-së, e cila ligjërisht i takon tatimeve dhe doganave. "Ora News"

Comments

Submitted by Tatimori (not verified) on

Ne rast se do te veprohet si thote zv.ministrja e financeve Irena Beqiraj, ta dine mire te gjithe, i madh e i vogel, nga jugu ne veri, qe kete vend, PRA VENFIN TONE! SHQIPERINE, do t'a haje dreqi.
Me mendjen e Irena Beqirit, c'do gje shkon permbys.
Nuk kemi degjuar, qe tatimet, te kalojne ne varesi te privatit, e sidomos mbldhja e TVSH. Paska per tu bere nje ngaterrese, qe nuk do ta marre vesh njeri lmshin e katrahuren qe do te krijohet.
I bej thirrje opozites,mqe kete problem ta sjikoje si perparesi te madhe.

Submitted by kolegu (not verified) on

Nuk mund te behet ekonomia me keto. Eshte fatkeqesi kur shikon nivele te tilla te marrin vendim per shtetin qe me integritetin qe kane nuk jane as per postin me te ulet te administrates publike. Dhe Cani i shkrete qe detyrohet ta mbaje ne krah...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.