FMN: Qeveria është dorëzuar lehtësisht para lobuesve

Postuar në 14 Janar, 2016 11:15

Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke zbulon se qeveria shqiptare është dorëzuar lehtësisht para lobuesve dhe ka përshtatur paketën fiskale për një numër të vogël përfitueish. Në një intervistë për Monitor ai thotë se taksat janë rregulluar sipas interesave të veccanta.
"Paketa fiskale është projektuar për të mbështetur konsolidimin fiskal, thjeshtojë taksat, dhe të mbështesë rritjen. Megjithatë, lobimi për interesa të veçantë ka qenë ndoshta shumë i suksesshëm, dhe si rezultat, një numër i taksave dhe rregulloreve janë ndryshuar për t’iu përshtatur një numri të vogël të përfituesve. Kjo tenton të rrisë barrën e të tjerëve, dhe të minojë konsistencën e përgjithshme të paketës. Ne nxisim qeverinë shqiptare që të vazhdojë përpjekjet e saj për të përmirësuar mbledhjen e taksave dhe shërbimet ndaj taksapaguesve"-thekson Reinke.
Përfaqësuesi i FMN flet edhe për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare dhe pamundësinë e saj për t'u rimëkëmbur.
"Një ulje e vazhdueshme e çmimit të naftës do të dëmtojë prodhimin dhe investimet në sektorin e naftës në Shqipëri. Rimëkëmbja e ngadaltë në rajon dëmton potencialin e eksporteve të Shqipërisë. Reformat e paplota të brendshme – përfshirë konslidimin fiskal që po ecën më ngadalë se parashikimi, dobësia e vazhdueshme në administrimin e taksave, normat tepër të larta të NPL-ve–mund ta bëjnë Shqipërinë të prekshme nga goditjet për një periudhë kohe"-shprehet përfaqësuesi i FMN.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.