Lubonja: A mund t'i besohet reforma në drejtësi një partie me banditë?

Postuar në 12 Janar, 2016 13:04

Fatos Lubonja e gjykon si grusht shteti draftin e Kushtetutës së re që kanë hartuar ekspertët e nivelit të lartë për reformën në Drejtësi. Sipas tij reforma që po propozohet përfaqëson një kapje nga pushtetit aktual i sistemit të Drejtësisë.
Lubonja thotë se aneksi ku parashikohet ngritja e një Komisioni të Pavarur Kualifikimi që do të kryejë verifikimin e pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nën mbikqyrjen e një Misioni Ndërkombëtar Monitorimi është çelësi për të kapur sistemin e drejtësisë. "Po kush do ta zgjedhë Inkuizitorin e Madh të Kualifikimit-shkruan Lubonja. Këshilli i Ministrave, me një fjalë e njëjta dorë. Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, e një grushti shteti ku lind nevoja e organeve me fuqi të jashtëzakonshme derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve"-thekson në analizën e tij për "Panorama" Lubonja. Ai shton se Edi Rama kërkon te legjitimojë një reformë me vulën e ndërkombëtarëve nga një parti e përbërë nga banditë dhe kryebanditë të vjetër që sipas tij sot duhet të ishin në bankën e të akuzuarve. Lubonja e mbyll analizën duke thënë se nëse ndërkombëtarët që e mbështesin këtë reformë antidrejtësi nuk janë nën presionin e lobingjeve të Ramës duhet t'i japin përgjigje pyetjes nëse kjo reformë mund të kryhet nga një parti dhe një kryetar që e mbushi parlamentin me kriminelë.

Comments

Submitted by Populli (not verified) on

Po mire or ti mik, qe je specialist per cdo gje, qe nga breket e grave, si pjellin macet, si mbarsen pilivesat, si fluturojne e bejne seks mizat, ti je artist, feminist, pederast, tullac, aviator, tornitor, detar, in hinjer rrugesh, etj, etj, ti qe je nje magazine pa inventar, qe tallin bythen dyrnjaja me ty, ti qe je bere pishman qe ke lindur, ti qe mallkon Todin dhe Lirine qe te sollen ne kete dyrnja, ti qe je opozitar edhe me krishtin edhe me muhametin, edhe me buden, ti qe edhe vete nuk e di se cfare je e se cfare kerkon, ti qe je psikopat i pasherueshem, ti te na japesh mend neve, more teknefez, more mut muti, more burre i keq, more, more, nuk dij cte te them tjeter, nuk po duroj dot, por vetem te uroj qe te vdesesh nje ore e me pare. Je i pari dhe i fundit qe i uroj vdekjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.