Nishani në një valë me PD dhe LSI, kërkon tryezë politike për reformën në drejtësi

Postuar në 07 Janar, 2016 19:58

Në një valë me Partinë Demokratike dhe LSI-në, Presidenti Nishani kërkon mbledhjen e një tryeze politike për reformën më drejtësi. Ai qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në drejtësi, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.
Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.
“Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të jetë peng e një vullneti. Duhet vullneti i shprehur i të gjithë aktorëve, veçanërisht atyre politikë. Palët të ulen në tryezë për t’i lënë më pas hapësirë dhe kohë ekspertëve që të jetësojnë dakortësimin e tyre”, tha Nishani në takimin e fundvitit me gazetarët. Në këtë kuadër, Presidenti shprehu gatishmërinë për të qenë lehtësues në dialogun e palëve për këtë reformë. Ditët e fundit Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë artikuluar për tryezë politke, duke vënë në pikëpyetje konsensusin për reformën në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.