Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion

Postuar në 05 Janar, 2016 10:28

Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme  të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë. “Çdo institucion që ka mbi 100 punonjës dhe çdo biznes privat që ka mbi 80 të punësuar, do të detyrohet me ligj që të krijojë një njësi të posaçme për “spiunët”, të cilët do të kenë si detyrë të denoncojnë shefat e tyre për rastet e korrupsionit. Qeveria ka depozituar në Parlament një projektligj, me të cilin u jep mbrojtje ligjore “sinjalizuesve”, ose siç njihen në zhargonin e përditshëm spiunët. Këta të fundit do të fitojnë statusin e veçantë të sinjalizuesit në rast se do të denoncojnë pranë njësisë së posaçme që do të krijohet për raste kur eprorët e tyre, kompania apo institucioni që ata punojnë, kryen shkelje të ligjeve në fuqi”, raporton gazeta. Një sistem kontrolli që minon klimën e punës në një kompani dhe në tërësi i përgjigjet detyrimit për të informuar apo mekanizmit informativ të një shërbimi sekret. Në projektligj thuhet se ILDKPI-ja heton rastet e dyshuara për hakmarrje, duke parashikuar kështu situata ku vetëm për biznes nuk bëhet më fjalë. 

http://www.panorama.com.al/ligji-i-ri-gjobe-kompanive-qe-nuk-krijojne-ku...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.