antikorrupsioni

Një letër bakalli nga Amerika

Postuar në 23 Shkurt, 2021 19:57

Ardian Dvorani është bërë sot sërsih lajm në mediat e pushtetit me njoftimin se ai ka marrë një vlerësim në SHBA si një ndër “kampionët ndërkombëtarë të anti-korrupsionit”. Fjalë këto të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Motivacioni:

Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë

Kryeministri serb "i padenjë" për të qenë Lider i Ballkanit/Vuçiç ka rrogë 910 euro dhe një apartament 30m2

Postuar në 23 Gusht, 2016 13:42
Aleksander Vuçic, kryeministri i rimandatuar i qeverisë së Serbisë, ka vendosur të ulë rrogën e tij. ANSA njofton se rroga e Vuçiç, i cili ka deklaruar se posedon vetëm një apartament 30 m2, asnjë llogari bankare dhe asnjë makinë, do të jetë 910 euro. Më parë rroga e Vuçiç ishte 1015 euro, kjo referohet nga Agjencia Antikorrupsion në Serbi. 
 

E padobishme ndihma e ambasadorëve për kryeministrin. Reforma kalon nga dyert e PD-së

Postuar në 25 Maj, 2016 22:10

Partia Demokratike po i qëndron idesë se drafti final i reformës në drejtësi është përgjegjësi e legjislatorit duke hedhur indirekt poshtë alibinë e mazhorancës dhe kryeministrit që janë fortifikuar pas togfjalëshit: Komision i Venecias. Në një prononcim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kryetari i saj, Lulzim Basha, deklaroi se drafti i tretë, i propozuar nga PD-ja duhet marrë në shqyrtim.

Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion

Postuar në 05 Janar, 2016 10:28

Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme  të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.

Kush e rrahu Sajmir Tahirin?

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:10

Pasi doli lajmi se një sy i nxirrë i ministrit të Brendshëm Tahiri është pasojë e një goditjeje (nga vetë shefi i antikorrupsionit të kryeministrit Rama, thoshin aludimet), shënjestrimi i tij nga një gazetë e majtë (Dita) për pushime të shtrenjta në një resort ekskluziv të Korfuzit nënkupton që diçka po luhet, analizon lapsi.al. në pah vihen konfliktet lidhur me drejtimin e INUV, ish INUK, dhe prishjet e ndërtimeve që kjo strukturë ka kryer.

Subscribe to RSS - antikorrupsioni