“Edi Drama dhe Tahir Shyqyr…, do mbani përgjegjësi për fëmijët e mi”

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 13:29

Një nga vajzat e aktorit i humorit Erand Sojli u ndalua të fluturonte jashtë Shqipërisë sepse kishte një pasaportë që i skadonte afati në vitin 2019, por që shteti e kishte nxjerrë jashtë përdorimit. Vetë aktori ka reaguar me një koment ku bën përgjegjës kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për atë që i ndodhi në aeroport.

 “Edi Drama dhe Tahir Shyqyr… Do te mbani pergjegjsi per dramen e shkaktuar femijeve te mi. Nje pasaporte qe skadon ne 2019 skadoka kur ti teket kryeministrit dhe qeverise. Si qytetar i kesaj republike meritoj te njoftohem personalisht ashtu sic shteti hyn ne llogarite e mia per te rrembyer taksat duhet te me njoftoje kur ma nxjer jashte funksionit pasaporten. Nese ti gabon o shtet cfare duhet te bej une? As Enver Hoxha nuk i k ndare dy femije kur i conte ne internim. Kush ma paguan demin psikologjik te vajzave qe ishin pergatitur te festonin bashke vitin e ri? “Shteti im. Penalizon pa asnje arsye dhe nuk mban asnje pergjegjesi. Une jam nje qytetar qe nuk shikoj televizor dhe nuk lexoj gazeta. Jam nje prind qe bej te pamunduren per te rritur te lumtur femijet e mi ne vendin qe i ka caktuar Perendia. Bej te pamunduren qe te rris qytetare te denje per te ardhmen. Por a meriton ky shtet te kete qytetar te bindur?????? Kush psikolog do kish aftesine ti spjegoje vajzave te mia mekanizmin e funksionimit te ligjit kur lugjerisht me fakte mban ne dore nje psaporte qe skadon ne 2019????? Perse nuk lajmerohemi personalisht ashtu sic pergjigjemi penalisht edhe per mospagim taksash dhe per moskallzim krimi. A ka bere shteti im sot krim duke ndare motrat me njera tjetren??? Mund te bejme pasaporte tjeter po tronditjen dhe lotet e dy femijeve kush i paguan? Kush do na cdemtoje? Nuk e kuptoj pse mua,-thote Sonja”-shkruan në reagimin e tij aktori i humorit.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Keni plotesisht te drejte zoti Sojli, te revoltoheni, te bertisni e te ulerisni kunder kesaje qeverie, apo kujtdo qe per kusuret e veta, sjell drama te tilla familiare. Ju besoj plotesisht, dhe e mendoj shqetesimin psilologjik, dhe zhgenjimin qe kane pesuar dy vajzat t'uaja te pafajshme.
Keni plotesisht te drejte !
Keni plotesisht te drejte !
Shpirterisht jam me vajzat t'uaja dhe me Ju si prinder.
Pershendetje te sinqerta.

Submitted by Ku qendron shyq... (not verified) on

O Erand i dashur...

Jemi nje cik si kusherinj bashke,
por kjo s'do te thote gje, nuk perben konflikt interesi!
Se ti je aktor thellesisht origjinal, i lindur talentuar, me jete qe e ke krijuar me shpatullat e tua...
Me gezon fakti se po ben kaq kujdes per femijet e tu, por te lutem...
Te lutem, mos e merr seriozisht Politiken dhe Shtetin e atyre qe marrin Karriken e Madhe ne ate vend, te lutem...Ata e ushtrojne pushtetin si Portokalli, my friend, kurse ti kerkon ta marrin seriozisht...
Ata t'i marrin taksat per qefin e tyre, dhe i nderrojne pasaportat per te nxjerre para te tjera prej tenderave...

Kurse ti keron te besh Shtet, kur kryeshtetari nuk e do kete gje...!

Pikerisht ky eshte rregulli nr nje i shtetit serioz: paguaj taksat dhe une te sherbej ty, qytetar!

Ata t'i marrin leket nje here dhe t'i marrin prape, dhe gjejne momentin ne tecilin ti ke deshire te gezosh! Jo, ketyre Dramave Shyqyriane vetem kjo nuk u [elqen: t'i shikojne femijet te gezuar...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.