Opozita protestoi me bojë, domate dhe patate dhe shpreson në skenarin Ukrainas

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 14:44

Frika e ambasadorëve për dhunë në protestën e opozitës nuk u vërtetua dhe simbolikisht tubimi para parlamentit nuk pati tensionin e protestës së 8 Dhjetorit, pavarësisht lëshimit të disa domateve, patateeve dhe bojës në drejtim të policisë.  Deputetët e Partisë Demokratike i folën popullit nga një podium në rrugën Xhorxh Bush për rrëzimin e qeverisë Rama-Meta si e vetmja shpresë për shqiptarët.

“Të vendosur që me forcën e mosbindjes të qëndrojmë të pamposhtur derisa të largojmë qeverinë e rrënimit ekonomik dhe korrupsionit. Kush e pranon zëheshtur një qeveri që toleron vjedhjen, kush toleron një qeveri me ministër kryetrafikant, nuk është naiv apo i paditur, por është bashkëfajtor”-deklaroi kreu i opozitës Lulzim Basha. Deputetët të tjerë të opozitës iu referuan ngjarjeve në Ukrainë për të përcjellë mesazhin se protestuesit duhet të qëndrojnë në shesh për të detyruar largimin e qeverisë.

Një ditë më parë edhe ish-kryeministri Berisha  iu referua skenarit Ukrainas. “Vendimin tonë për të shpëtuar veten nga kjo klikë, nga ky njëri që ka shndërruar qeverinë e vendit në organizatë kriminale, duhet ta realizojmë me mjete të qëndrueshme paqësore. Ukrainasit përmbysën mëkëmbsin e Putinit me të gjithë forcën e tij sepse sakrifikuan tre javë natë e ditë, në -15 apo -20 gradë në sheshin e qytetit, maqedonasit, me një protestë të përditshme e konstante realizuan qëllimet e tyre, por nuk janë më pak të mëdha, motivet tona janë jetik”-theksoi Berisha. 

Comments

Submitted by Jakin KACINARI (not verified) on

I doli boja edhe mitingjeve te PD me ne krye te tredhurin EUNUK , LUL BASHE BERISHA. E mira e te mirave, do te ishte qe mos te shkruhet me per mitingjet e PD, deri sa ne krye te jete binomi BERBASHIST, me simbole te fashizmit, nazizmit, ku klus klanit e se fundmi te ISIS-it. Opozita nuk ka per te dale kurre ne krye, me drejtues pa kredibilitet, e integritet moral e shoqeror, me njerez te diskredituar, per vjedhjet dhe krimet njerezore te pandeshkuara nga drejtesia qe u ka mbyllur hetimet per procedure, por jo se kane qene te pa fajshem. Me keta kriminele ne krye, eshte gjynah qe po merret ne qafe e gjithe opozita shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.