Ndërpret punën konçesionari i markimit të karburanteve

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 14:30

“Monitor” raporton se kompania GFI që ka marrë me konçesion markimin e karburanteve, ka ndërprerë aktivitetin e vet ditën e sotme. Revista në fjalë i referohet informacionit të marrë nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve dhe me gjasë mund të sjellë probleme serioze në furnizimin me naftë në vend.
“Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave autoritetet doganore, para se të bëjnë arkëtimin e akcizës, kërkojnë që kompania importuese e karburanteve të paraqesë faturën e markimit të karburanteve, që jepet nga koncesionari. Konkretisht, Vendimi i KM nr. 498, datë 30.5.2013, “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës” përcakton që “Shërbimi i shënjimit do të kërkohet nga subjektet e detyruara dhe do të realizohet nga koncesionari përpara kryerjes së pagesës së detyrimeve fiskale për produktet e shënjimit në zotërim të subjekteve të detyruara”, shkruan “Monitor”. Ky detyrim ka sjellë bllokimin e autoboteve nga zona e lirë doganore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.