"Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese”

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 21:15

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, paralajmëron se situata në Europë është thellësisht shqetësuese. Përmes një interviste për revistën gjermane “Spiegel”, Schulz komenton se precipitimi i situatës ka sjellë Europën para një sfide ekzistenciale dhe të vlerave. “Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese. Europa u themelua si një komunitet i lidhur nga solidariteti. Shtetet anëtare ranë dakord që të punojnë ngushtë sepse e dinin se bashkë ne jemi më të fortë. Tani ne përballemi me një valë erozioni të solidaritetit, si fillim nga disa shoqëri dhe më pas nga qeveri të tëra. Në të njëjtën kohë, ne ndodhemi përballë dy sfidave gjigande që duhen përballuar: lëvizja migratore dhe terrori. Dhe së fundmi Britania e Madhe po mendon që të largohet nga BE. Besoj se kjo mjafton si përshkrim”, thtë Schulz. Po kështu presidenti i PE-së shikon si faktor përcaktues për të ardhmen e Europës atë që ai e quan konflikt ideolgjik që po përshkon atë të gjithë. Dhe ky konflikt ideologjik konsiston në qëndrimet të ndryshme ndaj migracionit dhe terrorizmit. “Jemi në mes të një konflikti të ashpër ideologjik; nga njëra anë janë ata që thonë se sfidat globale si migrimi dhe terrori nuk mund të menaxhohen lokalisht dhe nga ana tjetër qëndrojnë ata që do të dëshironin të shihnin rilindjen e kombit-shtet...Unë mendon se shpesh të krijohet përshtypja se njerëzit janë më të avancuar sesa qeveritë e tyre në këto çështje”, thotë Schulz sipas të cilit shumica e njerëzve në Europë janë solidarë me imigrantët.
http://www.spiegel.de/international/europe/european-union-in-trouble-say...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.