Komedia e marrëdhënies PS-LSI: Kryeministri, kategorik kundër ndryshimeve në qeveri. LSI: “Burri luan, guri s’luan”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 22:23

Edi Rama mohon, Ilir Meta ngacmon. Kështu mund të quhet marrëdhënia komike mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës që thonë në të njëjtën ditë gjëra të ndryshme. Sot kryeministri ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve që e lidhnin largimin e Nasip Naços me ndonjë manovër të Ilir Metës dhe presion të këtij të fundit. Por sot pasdite, një nga drejtuesit e LSI-së dhe njerëzit më të afërt të Ilir Metës, kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, ka përsëritur kërkesën për ndryshime në qeveri: “Këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan. Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht brenda këtij viti besoj se do ketë edhe përmirësime të tjera”, tha Braho i pyetur  nga  “News24”)http://www.gazetatema.net/web/2015/11/10/spartak-braho-impulset-e-reja-n...). Tani askush nuk kompleksohet nga halli i kryeministrit dhe vërejtjet e tij për median, por këto qëndrime lexohen vetëm në një mënyrë: marrëdhënia mes dy aleatëve nuk është e qëndrueshme dhe pasqyron bindje të ndryshme për qeverisjen, apo përfaqësues të saj. Nëse do të ketë apo jo ndryshime, kjo me të vërtetë që pakkujt i intereson: kjo qeveri e ka mbyllur axhendën e saj, atë që lidh veprimet me shpresën e njerëzve. Ajo thjesht po e shtyn deri në vitin 2017 kur do të provohet edhe njëherë para zgjedhësve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.