Arrihet marrëveshja me FMN-në. Nuk ka rritje taksash, parashikimi për rritjen ekonomike: 3.4%

Postuar në 10 Nëntor, 2015 20:01

“Vizion Plus” raporton se qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për këstin e kredisë në shumën e 60 milionë eurove. “Si FMN ashtu edhe pala shqiptare kanë pranuar se kanë patur debate dhe përplasje në qëndrime për paketën fiskale dhe buxhetin e 2016-ës, por është vendosur të mos ketë rritje taksash, madje ministri Cani tha se po mendohet ulja e tyre ne sektorë si bujqësia, fasonët dhe turizmi. Buxheti i vitit që vjen, për herë të parë pas 4 vitesh do ta nxjerrë vendin nga marrja e borxhit për të shlyer detyrimet dhe për të paguar rrogat dhe pensionet. Rritja ekonomike pritet të jetë 3.4%, ndërsa paratë e marra nga eurobondi të shoqëruara me masa për të ulur kreditë e këqija do të ndihmojnë kredinë”, raporton VP. Vitin që po lëmë pas rritja ishte 2.7% nga 3% që ishte parashikimi, ndaj për parashikimin e radhës do të duhet pritur arsyetimi i përfaqësuesve të qeverisë.   

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.