Historia e të gjithëve që "cënon" katolikët. Reagim i ambasadorit turk për pllakatën e sulltan Sulejmanit

Postuar në 06 Nëntor, 2015 10:25

Ambasadori turk Hidayet Bayraktar, shfrytëzoi ceremoninë e përurimit të xhamisë së re, në fshatin Drisht të Shkodrës, për të komentuar heqjen e pllakatës së Sulltan Sulejmanit nga hyrja e kalsë së Lezhës.
“Është një veprim ndaj një vepre historike. Nga njëra anë restaurohen vepra të ndryshme historike, nuk e kam fjalën vetëm për Shqipërinë, por kudo, në çdo vend duhet që t’i dalim për zot historisë. T’i kushtojmë rëndësi historisë, sepse është historia e ne të gjithëve dhe është një vlerë kulturore që duhet ruajtur dhe mbrojtur”-deklaroi ambasadori turk.
Pllakati i vendosur në hyrje të Kalasë së Lezhës në përkujtim të Sulltan Sulejmanit u bë objekt i dëmtimit dhe reagimeve kryesisht të krahut katolik.
Për këtë arsye, Ministria e Kulturës vendosi heqjen e pllakatit me citimin në gjuhën osmane dhe rikthimin e saj në muze, për ta zëvendësuar me një pllakë kopje të origjinalit. I pyetur se si do ta komentonte atë gjest që çoi në heqjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në portën e kalasë së Lezhës, ambasadori turk nuk dha një përgjigje konkrete, duke thënë vetëm se do ta diskutojë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, këtë çështje. “Është një çështje që do ta trajtoj me ministren e Kulturës”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.