Dyshime nëse Edi Rama ka qenë në meshën e parë të katolikëve më 1990. Njësoj si me pjesëmarrjen në zhvillimet e 8 dhjetorit

Postuar në 05 Nëntor, 2015 16:57

Do vinte dita që kryeministri mund të bëhej qesharak me përpjekjen e tij si kumbar i tolerancës fetare. Si një katolik i vetëdeklaruar, Rama gjeti rastin dje që të thoshte se kishte qenë prezent në meshën e parë më 4 nëntor të vitit 1990: "Rasti e deshi që unë të vij këtu sot si Kryeministër. Por, do të isha këtu sot edhe nëse nuk do të isha Kryeministër. Si njëri prej atyre 300 vetëve që në 4 nëntor të 25 viteve më parë kam qenë këtu. Kam qenë këtu bashkë me disa miq. Jemi nisur shumë herët me tren nga Tirana pasi na kishte mbërritur fjala që Dom Simoni i madh do të bënte një meshë. Dhe nëse nuk do të kisha qenë këtu bashkë me 300 vetë të tjerë që janë dëshmitarë të asaj dite, nuk do të kisha pasur kurajën që të kujtoja një moment të asaj Meshe, sepse me siguri do të më merrnin për të marrë. Kujtoj se atë ditë ka qenë një kohë shumë e vrenjtur, krejtësisht e mbuluar kjo varrezë nga retë, rrethuar matanë rrugës së hyrjes nga njerëz të sigurimit dhe policisë së asaj kohe dhe pikërisht gjatë fjalës së Dom Simonit, është hapur qielli dhe një rreze drite ka rënë mbi këto varreza", tha Rama. Mirëpo disa media dhe disa njerëz kanë nisur të hedhin dyshime që Edi Rama të ketë qenë në atë aktivitet. Po sillet ndërmend këtu deklarata e Erjon Veliajt se Edi Rama kishte qenë pjesëmarrës edhe në zhvillimet e 8 dhjetorit 1990, ndërkohë që është faktuar se ai ndodhej në Greqi për një ekspozitë pikture. Koha ikën, bashkë me gërryerjen e një pushteti të pamerituar duke mos lënë asnjë shenjë të qenësishme të këtij njeriu. Asnjë firmë në ndonjë ngjarje madhore, asnjë arritje që t’i rezitojë kohës. Disa restaurime, ndonjë takim me ndonjë lider të nivelit të lartë, por asgjë për historinë. Aty ku e kanë mendjen të gjithë kaposhët majë plehut, siç ka qejf të tallë vetë kryeministri parardhësin e vet. Mbetet evokimi i ngjarjeve të tilla, pjesëmarrja në të cilat, mund të jetë e vërtetë, por që sërish vihet në diskutim. Në çdo rast përmendja e një fakti të tillë është e pavend, por situata të tilla janë bërë të zakonshme tanimë në Shqipëri.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mjafton te thote emrat e miqve me te cilet ishte ne meshe, ose mjafton te dale dikush qe dihet qe ka qene ne meshe dhe te thote qe e ka pare. Vec budallalleqeve te tjera ky palloshi me duket se eshte edhe mitoman. Prite kur te thote ndonje dite qe ishte afer fortinos gjermane me 17 Nentor 1944 ne mes te Tiranes, pak minuta para clirimit te Tiranes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.