Forcat e Gruevskit kthehen në Kumanovë, bastisen disa banesa shqiptarësh

Postuar në 28 Tetor, 2015 09:37

Policia maqedonase ka realizuar një aksion të ri policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 maj gjatë konfliktit të armatosur u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur nga Kosova dhe 8 pjestarë të policisë.
Bastisja është bërë në orët e hershme në banesën e Riza Jonuzit, i cili thuhej se ka pasur dijeni dhe kontakte me grupin e armatosur që u fut në Kumanovë edhe pse i njëjti nuk ka marrë pjesë në përleshjet me policinë.
Ky aksion ka shqetësuar banorët shqiptarë në Lagjen e Trimave, të cilët edhe sot i vuajnë pasojat e konfliktit të hapur midis policisë dhe grupit të armatosur, nga se shumë shtëpi mbetën të rrënuara.
Mediat maqedonase e komentojnë këtë aksion si tentim i kryeministri, Nikolla Gruevski, që në pamundësi për të ikur nga kriza politike dhe presioni i ambasadorëve të huaj përmes aksionit të fundit policor të provokojë shqiptarët e Maqedonisë për të krijuar tensione dhe incidente ndëretnike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.