PD: “Eurocol”, fituese me ofertën më të lartë edhe në Ministrine Arsimit

Postuar në 18 Tetor, 2015 14:52

Partia Demokratike ka vijuar sot me një tjetër shembull nga ajo që e quan favorizim në tendera. Fjala është për subjektin që u përfol si fitues i tenderit për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së, që është po ai që ndërton vilën e Edi Ramës në Surre,l. Kësaj radhe, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se firma në fjalë ka fituar me të njëjtën mënyrë – pra duke paraqitur ofertën më të lartë – një tender në Ministrinë e Arsimit. “Edi Rama vazhdon të ndajë pako të reja 5 miliardë lekëshe, për ndërtuesin e sarajeve të tij, kur ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, para që i mori Carapuli i tij edhe pse me ofertën më të lartë. Ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, paraqet ofertën më të lartë, mundësisht aq sa është fondi limit, dhe shpallet fitues. Edhe më skandaloze është çështja, kur fondi i vënë në dispozicion për ndërtuesin e Ramës zmadhohet e fryhet në mënyrë që fitimi i tij të jetë i majmë. Kjo ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit. Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht “Eurocol”, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit. Shihni pra këtu diferencën e fituesit të paracaktuar, me garuesit e tjerë. Ofertuesit e tjerë dalin me shuma më të ulëta, shumë më të ulëta, nga 4 miliardë e 800 milionë, deri në 4 miliardë lekë. Në fund, tenderi i shkon Carapulit, që hyn në garë me 5 miliardë lekë, me ofertën më të lartë nga të gjithë”, tha Boçi.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.