Busek: Europa e ka në traditë t’ju quajë të korruptuar, strategjia e Ramës me Serbinë nuk është e keqe

Postuar në 13 Tetor, 2015 20:21

Qasja e Europës me Ballkanin dhe diferencimi që u bëhet vendeve aspirante në raport me bllokun e shteteve anëtare ndërtohet mbi një hendek që vetë Brukseli e ka si një të keqe brenda vetes. Ndaj dhe etiketimi i vendeve të Europës Juglindore si të korrupruara sipas politikanit me përvojë Erhard Busek lidhet me një traditë që justifikon edhe etapat e negociatave mes dy palëve. Në një intervistë për gazetën “Dita” politikani austriak thotë se Bashkimi Evropian e di shumë mirë se e ka eksportuar korrupsionin në këto vende përmes kompanive që operojnë në to.

“Nuk mendoj se është vetëm çështja e korrupsionit… Korrupsion ka edhe në pjesën tjetër të Europës. Mendoj se është traditë e drejtimit të gishtit drejt vendeve të Ballkanit se ato janë të korruptuara. Nuk po e them këtë që të justifikoj vendet e rajonit. Por kjo cështje duhet të shihet si më normale këtu dhe shpresoj se BE po e mëson historinë sepse shumë nga kompanitë, që vijnë nga vendet e BE-së, po paguajnë shumë para për korrupsion…”-shprehet Busek.

Busek komenton edhe qasjen e Ramës ndaj Vuçiç dhe Beogradit dhe anasjelltas, duke vlerësuar strategjinë e ndjekur nga kryeministri shqiptar.

“Ishte shumë impresionuese në Procesin e Berlinit, Konferencën e Ballkanit në Vienë tek shikoje partneritet mes Vuçiç dhe Ramës. Ata u paraqitën shumë mirë duke qënë kritikë ndaj vetes. Strategjia e Ramës nuk është e keqe…”-nënvizon politikani austriak.

Po ashtu Busek thotë se nëse Europa nuk do të gjejë kohezionin dhe të bashkohet për kauzën e emigrantëve atëherë premisat për një Luftë të Tretë Botërore janë reale.

 

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Cfare lidhje ka me Soros-in ky politikani austriak?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.