Të rinjtë e PD-së hyjnë në zgjedhje. Greta Koçi ka shprehur dëshirën për t’i drejtuar

Postuar në 13 Tetor, 2015 21:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për herë të parë pas 14 viteve. Të gjitha degëve në rrethe u është shpërndarë Udhëzimi për Organizimin e Zgjedhjeve për Organet Drejtuese të Forumit Rinor, material i cili i hap rrugën zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit e strukturave të tjera. Zgjedhjet e reja në degë do ndahen në dy faza, duke zgjedhur kryetarin e FRPD fillimisht, sipas modelit “një anëtar, një votë” dhe faza e dytë, ajo e zgjedhjes së kryetarëve të degëve  të FRPD dhe strukturave drejtuese të Degëve.

Anëtarësimet do të bëhen në të gjitha degët e FRPD dhe do t’i dorëzohen Grupit të Punës në përfundim të procesit, brenda datës 12 Nëntor 2015.

Kryetar i komanduar i Forumit ka qenë deputeti Gerti Bogdani. Së fundi këngëtarja Greta Koçi e ka shprehur edhe në media (intervistë në Shekulli, 5 tetor) dëshirën e saj për të drejtuar FRPD-në, duke theksuar dhe “motivimin që merr nga z.Basha”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.