Ikën Adriatik Llalla. Xhafa: Nuk do ta lëmë rrugëve, ai do ta vazhdojë luftën me krimin

Postuar në 05 Tetor, 2015 21:26

Adriatik Llalla i ka ditët e numëruara në krye të Prokurorisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka deklaruar se kryeprokurorit do t'i ndërpritet mandati sapo të hyjë në fuqi paketa kushtetuese për reformën në drejtësi. Xhafa ishte i ftuar në studion e ABC News për të folur mbi draftin që i është dorëzuar Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Duke folur për mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafa tha se ai nuk do të emërohet më nga Presidenti, por do t'i propozohet parlamentit nga Këshilli i Prokurorëve. "Mund të jetë dhe ky që është nëse kandidon dhe fiton. Kuvendi është i detyruar të zgjedhë një nga kandidaturat, ama prokurori do ketë fatin që do jetë i pari që nuk është shkarkuar nga detyra dhe do jetë i pari që nuk do rrijë rrugëve për një vend pune siç kanë ndenjur prokurorët e mëparshëm"-deklaroi Xhafa, duke shtuar se edhe pas largimit Llalla do ta vazhdojë luftën me krimin. Nuk dihet nëse në kohën që i ka mbetur Llalla do kryejë arrestimet e bujshme që ka paralajmëruar dhe sa i motivuar do jetë për ta bërë këtë pas këtij lajmi. Adriatik Llalla u zgjodh në vitin 2012 me propozim të presidentit Nishani dhe moti votat e qeverisë së integrimit PD-LSI, ndërsa ish-opozita socialiste nuk pari ndonjë kundërshti, por për hir të opozitës abstenoi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.