Bankers, tjetër “kolpo”: Kredi ndërkombëtare me pasuri të shtetit si kolateral

Postuar në 04 Tetor, 2015 20:16

Sipas ligjit shqiptar për kompanitë që kanë marrë koncesion, një kompani që fitimet i investon dhe i njihen si shpenzime, nuk mund t’i përdorë këto investime si pasuri të saj, pasi ato janë pronë e shtetit shqiptar. Por kompania Bankers Petroleum duket se ka bërë pikërisht këtë, pasi dyshohet se investimet e zbritura si shpenzime nga bilanci i saj, i ka hipotekuar si kolateral për kredi ndërkombëtare. Gazeta Tema bën me dije mbi konfliktin e fundit mes Bankers dhe shtetit shqiptar, ku del se Bankers, në kundërshtim me nenin 16.4 të Marrëveshjes Hidrokarbure mes Bankers Petroleum dhe Albpetrol Sha, që kërkon shprehimisht miratimin me shkrim nga Albpetrol dhe AKBN, ka vendosur peng asetet, të drejtat e tanishme dhe të ardhshme për përfitimin e një apo disa kredive nga EBRD, IFC etj. Albpetrol dhe AKBN, kanë një korrespondencë të dendur me Bankers rreth kësaj çështje, por ende nuk kanë një përgjigje.

Në këtë mënyrë, dyshimet janë që Bankers ka vënë si kolateral pasuri që nuk janë të sajat, për të marrë kredi të mëdha për të cilat nuk humbet asgjë. Nga ana tjetër, duke shtuar artificialisht shpenzimet, Bankers ka pretenduar se ka dalë me humbje dhe nuk ka paguar të paktën 60 mln dollarë tatim fitimi në arkën e shtetit.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.