"Frankfurter Allgemine Zeitung": Shqipëria në varfëri, njerëzit ikin të zhgënjyer nga qeveria socialiste

Postuar në 18 Shtator, 2015 19:03

“Pse emigrojnë kaq shumë njerëz pikërisht nga Shqipëria?” Kjo është pyetja që ngrihet nga media gjermane. “Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë”, shkruan gazeta "Frankfurter Allgemine Zeitung" në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria. Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkresave për azil nga Shqipëria në përiudhën janar - gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar. Sipas "Frankfurter Allgemine Zeitung"  arsye janë edhe varfëria, "papunësia prej 80%, që ndër të rinjtë është potuhuajse dyfish më e lartë. Kësaj i shtohetn edhe kriza në Greqi. Qindra mijëra shqiptarë, që kanë punuar atje si dhe në Itali janë kthyer në atdhe sapo kanë humbur vendet e punës. Në 2015 janë kthyer në Shqipëri 180.000 vetë, disa prej tyre menjehërë janë nisur drejt Gjermanisë. Ky zhvillim pasqyrohet edhe në uljen e remitancave, që përbëjnë gati një të dhjetën e rendimentit ekonomik: në 2007 shqiptarët jashtë vendit kanë transferuar në atdhe 950 milionë Euro, ndërsa në 2014 vetëm 590 milionë." ... Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit. Shumë më keq është gjendja më në thellësi të vendit..." Arsye e largimeve masive është edhe zhgënjimi nga qeveria socialiste: 'pritjet ishin të mëdha, por me kthjellimin tani shumë vetë largohen' ...pra mund të bëhet fjalë për 'refugjatë ekonomikë të motivuar politikisht", shprehen ekspertë të intervistuar nga "Frankfurter Allgemeine Zeitung", dhe të cituar nga "Deutsche Welle"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.