Raporti “i brendshëm”, reagon qendra e OSBE në Vjenë: Nuk është informacioni ynë, por ç’keni thënë për njëri-tjetrin

Postuar në 15 Shtator, 2015 21:10

Pas “rrjedhjes” së një raporti të brendshëm të zyrës së OSBE-së Tiranë mbi politikanët dhe deputetë shqiptarë me cv të dyshimtë, Zyra e shtypit e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë ka bërë një sqarim pas një kërkese të TCH. Në përgjigje ritheksohet qëndrimi i ambasadorit Raunig se “raporti që po flasim nuk është një "raport sekret". Është një dokument i brendshëm pune, i ngjashëm me dhjetëra dokumente të ndryshme të punës, që secili prej nesh në OSBE përpilon në baza ditore në mënyrë që të ketë një ide se çfarë po ndodh në vende të ndryshme, fusha të ndryshme dhe tematika të ndryshme. Deklarata e bërë nga ambasadori Rauning është shumë e qartë: "informacioni i publikuar nuk përfaqëson as politikën e Prezencës së OSBE-së, as nuk është një vlerësim dhe as një gjykim si dhe as nuk formon bazën e raporteve të tjera. Përmbledhja ishte thjesht një koleksion i informacionit nga raportet në media shqiptare dhe akuzat që qarkullojnë publikisht. Prezenca nuk e ka verifikuar informacionin e përdorur, pasi qëllimi ishte për të marrë një pasqyrë të akuzave, jo për të përcaktuar të vërtetën e tyre”.

Sipas OSBE-së, kjo është mënyra normale që organizatat përpiqen për të marrë një pamje më të mirë të situatës nga këndvështrime dhe mendime të ndryshme në çdo vend të caktuar: “Shikohet ajo që thuhet  në mediat lokale, çfarë thonë OJQ-të, çfarë thonë zyrtarët etj. Natyrisht, kur ju përpiqeni të bëni një pasqyrë, ju mblidhni informacion dhe i vini ato bashkë, ndonjëherë edhe të përmbledhur. Dokumentet e tilla përdoren për qëllime informative dhe analitike, jo për të marrë vendime”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.