400 mijë të punësuar në të zezë

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:16

Në Shqipëri ka rreth 400 mijë të punësuar në punë të zezë. Krahasimi i të dhënave të Anketës së Forcave të Punës së INSTAT për numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2015 nxjerr në pah faktin se një pjesë e mirë e të punësuarve nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve. Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç aktualisht është 1.048.908 persona, kurse kontribuues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë 654 563 vetë. Ky numër ulet nëse heqim personat me ndihmën ekonomike dhe kategori të tjera që kontributet ua paguan shteti. Ndërkohë papunësia është ulur me 0.4% duke shkuar në 17.3%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.