SHBA: Përshëndesim dorëheqjen e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës

Postuar në 08 Shtator, 2015 19:50

Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar. Përmes një reagimi, ambasada vlerëson daljen nga skena parlamentare të deputetëve, Arben Ndoka e Armando Prenga. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t’u dorëhequr nga parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga. Këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike", thuhet në deklaratën e sotme. Gjatë paradites së sotme, disa ambasadorë të akredituar në Tiranë zhvilluan një takim me kryeministrin. Mes tyre ishte edhe Donald Lu, ambasador i SHBA-së. 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.