"Ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”(video)

Postuar në 02 Shtator, 2015 20:19

Maria Efthimiou, një profesore e historisë në universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke(http://www.thetoc.gr/eng/culture-arts/article/maria-efthimiou-awarded-fo...), por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep këtu një leksion për arvanitasit në Greqi. Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone. Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”. “Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shmangies, anashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje. Në dritën e debateve për kishën e Shën Thanasit, është mirë që ky afrimitet historik, që i bën shqiptarët dhe grekët më shumë sesa fqinj të zakonshëm, të lexohet pa komplekse dhe mëri. Është po kështu mirë që të mos marrim zakonin e gënjeshtrës që ua kemi ngjitur të tjerëve për historinë: le t’ua lëmë atë emisarëve dhe atyre që restaurimin e nisin nga retushimi. (Leksioni është i titruar anglisht).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.