Kamioni me refugjatë i braktisur në lindje të Austrisë, nxirren 70 viktima

Postuar në 28 Gusht, 2015 11:25

Më shumë se 70 trupa të emigrantëve të vdekur u nxorrën nga një kamion i braktisur pas zbulimit nga forcat e ndihmës së shpejtë në një autostradë në lindje të Austrisë, pranë Hungarisë dhe Sllovakisë, bëhet sot e ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme austriake. Policia e Shtetit austriak dhe atij hungarez kanë nisur një proces të përbashkët hetimor. Një vlerësim fillestar raportonte për rreth 20 deri në 50 të vdekur pas zbulimit makabër mëngjesin e djeshëm. Kjo shifër u komunikua nga zëdhënësi Alexander Marakovits pasi ishte shumë e vështirë pas avancimit të dekompozimit të trupave. Asnjë informacion nuk është dhënë mbi identitetin, moshën, vendet e origjinës së personave që ishin në kamion, duke pritur mbajtjen e një konference për shtyp nga policia e Shtetit të Burgenland, ku u zbulua kamioni rreth orës 11:00 sipas kohës lokale. Automjeti i rëndë 7.5 ton ishte regjistruar në Hungari dhe mbante logon e një kompanie shpendësh sllovake. Shoferi ishte larguar pa mundur ende të identifikohet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.