Qeveria ua heq bashkive mbledhjen e taksave. Ka më shumë besim tek drejtoria e vet e tatimeve?!

Postuar në 24 Gusht, 2015 11:29

Një tjetër hap drejt centralizimit, këtë herë në sektorin e mbledhjes së taksave. Gazeta Shqip flet sot për një dokument strategjik të qeverisë, një projekt që do të hyjë në fuqi pas shkrirjes së policisë bashkiake. Sipas draftit, të ardhurat e pushtetit lokal do të kontrollohen nga Tatimet dhe jo më nga bashkitë, pasi vendorët nuk kanë aftësinë e duhur për t’i mbledhur këto taksa, shkruan Shqip.

Ligji i ri për financat vendore do të sjellë në këtë mënyrë një kontroll më të madh në mbledhjen e taksave. Por veç kësaj, bie në sy fakti që qeveria beson tek aftësia tatim-mbledhëse e të njëjtave organe tatimore që janë 130 mln usd (160 thotë opozita) minus në mbledhjen e të ardhurave. Dhe në krye të të cilave nuk po ndryshon asgjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.