Kontraditat PS-LSI, Ilir Meta përforcon zërat

Postuar në 19 Gusht, 2015 09:51

Kontraditat mes PS dhe LSI, të cilat janë munduar të mbulohen deri tani, duket që po dalin mbi sipërfaqe. Nga Jala ku mori pjesë në kampingun e të rinjve të kësaj force politike Ilir Meta deklaroi se fitorja e bashkive të mëdha nga e majta ka qenë më shumë për meritë të LSI-së dhe LRI-së. Ilir Meta tha se LRI-ja dha një kontribut të rëndësishëm në fushatën e fundit zgjedhore, sidomos në Tiranë, duke arritur edhe rezultate mjaft të mira. Gjithashtu, lideri i LSI-së theksoi faktin që në 13 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, 9 vijnë nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Kjo ishte deklarata e nivelit më të lartë të partisë, ndërkohë që ditë më parë ky debat ka qenë në nivel baze. LSI ka qenë e sulmuar nga ish-kryebashkiaku socialist i Pogradecit, Artan Shkëmb, i cili ia faturoi humbjen në Pogradec këraj force politike. Por kandidatja e LSI, Diana Mile, nuk ka vonuar dhe i është kundërpërgjigjur duke e akuzuar Shkëmbin se ka bërë pazare me PD’në. Një ditë më pas debati ka vijuar me kryetarin e Partisë Socialiste të Mallakastrës, Pajtim Ismail, i cili u shpreh se e shihte kandidaturën e propozuar nga LSI, Shyqyri Kapllanin, si shkakun e humbjes së bashkisë së Mallakastrës.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershort, dhe shpalljes si të humbur bashkinë e Pogradecit, LSI foli për një pazar “si ai i Roskovecit” duke e drejtuar në këtë mënyrë gishtin nga aleatët e PS. Dyshimet e LSI-së ishin për prerë në besë nga ana e PS-së jo vetëm në këtë bashki, por edhe në Lezhë apo Vorë.

Gjithsesi deklatatat e Metës në Jalë, për t’i dhënë peshë të rinjve të LSI-së në fitoren e zgjedhjeve vendore, bëhet pikërisht në një kohë kur në media është folur për një ftohje të marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, asnjëri prej tyre nuk e ka pohuar një gjë të tillë, por njëkohësisht nuk kanë dhënë as argumentat e kundërta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.