Sorosianë dhe antisorosianë në PD

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:25

Aktivist i djathtë, por gjithmonë i mbajtur në periferi të strukturave politike të PD-së, Altin Goxhaj iu është përgjigjur me rastin e 74-vjetorit të të atit, atyre që e akuzojnë si djalë i një ish-sigurimsi. Arsyeja mesa duket, pse ai nuk është afruar aq sa do dëshironte në PD.

Goxhaj sqaron se i ati jo vetëm që nuk ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por ka qenë edhe kundër sistemit. Me këtë rast, Goxhaj sulmon ata që i quan “klyshet e Soros ne PD si mender Kreshnik Collaku apo mender Enno Bozdo (dy zhula qe s’lane gje pa bere kunder PD-se per llogari te PDR-se se Genc Pollos ne bashkepunim me PS ne 1999-2005)”. Pa kohë më parë, në mënyrë të ngjashme gazetari Çim Peka shkroi se Lulzim Basha “është marrë peng nga Henri Çili”. A ka edhe në PD një përplasje grupesh dhe personazhesh? "Babai im qe anatemohet nga klyshet e Soros ne PD si mender Kreshnik Collaku apo mender Enno Bozdo (dy zhula qe s’lane gje pa bere kunder PD-se per llogari te PDR-se se Genc Pollos ne bashkepunim me PS ne 1999-2005) duke shpifur sikur babai im ka qene eksponent i larte i regjimit te kaluar dhe ka rol ne krimet e komunizmit, dhe kete e bejne per te zhulosur emrin tim, ne fakt eshte personi qe i pari ne Shqiperi kerkoi publikisht ne standarde profesionale dhe juridike te botuar ne "Rilindjen Demokratike" hapjen e dosjeve, qe ne 1991, denoncoi ne RD diegien e dokumentave ne Ministrine e Brendshme nga Gramoz Ruci me shoke, denoncoi me dokumenta arkivor krimet dhe torturat e Sigurimit te Shtetit per grabitjen e arit dhe vete zhdukjen e arit nga regjimi, dhe 1 dite para zgjedhjeve te 22 marsit 1991 RD e vuri apelin e tij drejtuar femijeve te deshmoreve per te votuar Partine Demokratike", shkruan Goxhaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.