Zbulohet një strukturë kozmike që “nuk duhet të ekzistonte”

Postuar në 08 Gusht, 2015 06:59

Astronomët besojnë të kenë zbuluar një strukturë të përbindshme kozmike, që konsiston në një unazë galaktikash me madhësi 5 miliardë vjet dritë diametër. Ajo ndodhet 7 miliardë vjet dritë larg dhe u zbulua përmes dedektimit të shpërthimeve të rrezeve gama. Nëse ky “objekt” do të rezultojë me të vërtetë një strukturë kozmike, atëherë me siguri modelet kozomologjike të deritanishme do të duhet të rishikohen. Shpërthimi i rrezeve gama ndodh kur një yll arrin fundin e vet dhe pas implodimit të tij formohet një vrimë e zezë. Një sasi shumë e madhe energjie shpërthen në formën e rrezeve. Shpërthimet e këtyre rrezeve gama janë të gjitha të kataloguara në një indeks ku për secilin shpërthim të vëzhguar ruhet distanca dhe vendndodhja e origjinës. Për rastin në fjalë, të 9 rrezet lokalizohen se vijnë nga e njëjta distancë, çka me shumë gjasë i asocion ato me të njëjtën strukturë, që sipas modeleve kozmologjike nuk do të duhet të ekzistonte. “Unaza mund jetë po ashtu edhe një projektim i një sfere, ku shpërthimet kanë ndodhur në një periudhë prej 250 milionë vjetësh, e vogël në krahasim me moshën e universit”, thotë Lajos Balazs nga Observatori Konkoly në Budapest të Hungarisë.

Pyetja është se çfarë mund ta ketë krijuar një sferë me diametër 5 miliardë vjet dritë? Sipas modeleve kozmologjike universi duhet të ketë përgjithësisht shpërndarje uniforme të materies. Ky njihet si Parimi Kozmologjik dhe për këtë ka dakordësi relative nga qendra të ndryshme. Por ideja po sfidohet nga disa zbulime, si p.sh ato që sugjerojnë se në univers ekzistojnë struktura me përmasë 1.2 miliardë vjet dritë. Unaza në fjalë është 5 herë mbi kufirin në fjalë duke shënuar një anomali. Në vitin 2013 madje u zbulua, si pasojë e shpërndarjes së rrezeve gama, një strukturë me përmasë 10 miliardë vjet dritë. Mbetet pra pyetja se çfarë i krijon këto unaza? “Nëse kemi të drejtë për unazën, atëherë kjo strukturë kundërshton modelet aktuale për universin. Ne akoma nuk e kuptojmë mirë sesi ajo u krijua”, shton Balasz, që lë të kuptohet se Parimi Kozmologjik po sfidohet në vërtetësinë e tij.

http://www.space.com/30166-giant-galaxy-ring-should-not-exist.html?cmpid...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.