Korrigjohet me laps dhe gomë rritja ekonomike dhe niveli i borxhit

Postuar në 08 Gusht, 2015 17:11

Qeveria rishikon me ulje shifrat e rritjes ekonomike, duke pranuar se objektivat e parashikuar nuk janë arritur. “Në kuadrin e fundit makroekonomik dhe fiskal, Këshilli i Ministrave ka korrigjuar në ulje shifrën e rritjes ekonomike, jo vetëm për këtë vit, por edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas dokumentit strategjik për 2015-ën rritja ekonomike është ulur nga 3 përqind që ishte vlerësimi fillestar, në 2.7 për qind. Por teksa ulja për këtë vit ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, surprizë ka qenë rishikimi në ulje për të gjithë horizontin afatmesëm. Më specifikisht për vitin 2016, vlerësimi për rritjen ekonomike është ulur nga 4 në 3.4 përqind, për 2017-ën nga 4.5 në 4 përqind. Po kështu edhe për vitin 2018, rritja është korrigjuar nga 4.5 në 4.3 përqind”, raporton “Top-Channel”. E njëjta prirje vihet re edhe për borxhin publik, i cili ishte parashikuar të ulej në 68.9% të PPB-së për 2016-ën, por që tani mendohet të shkojë në 71.3%. Shifrat flasim për një situatë jo të mirë, por edhe për një punë nga administrata që nuk i ka përmbushur objektivat. E ndërkohë që ekonomia po shkon keq, diçka që pranohet zyrtarisht, përfaqësues të qeverisë kanë nisur të luftojnë këtë realitet suke deklaruar se përgjegjësi ka media që raporton keq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.