ID kode
Estonia krijon ‘Kodet ID’ të inteligjencës artificiale për të kontrolluar agjentët autonomë
Estonia bëhet vendi i parë në botë që do të krijojë identitete digjitale për agjentët e AI. Kjo do të thotë që për kompanitë dhe individët do ta kenë më të lehtë ta automatizojnë punën pa i dhënë një agjenti akses në të gjitha të dhënat e tyre.
Agjentët janë sisteme që mund të perceptojnë informacionin, të marrin vendime dhe të kryejnë në mënyrë autonome detyra për të arritur qëllime specifike. Shumë nga kompanitë kryesore të IA-së, duke përfshirë OpenAI, Anthropic, Google dhe Microsoft, kanë vendosur agjentë brenda chatbot-eve të tyre të njohura.
