Republika Serbska
Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale
Sinisha Karan fitoi në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska. Karan është aleat i ngushtë i ish-presidentit Milorad Dodik, i shkarkuar nga detyra për shkak të politikave të tij separatiste.
Në përfundim të procesit, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës (CIK) tha se në votim morën pjesë 443 472 nga më shumë se 1.2 milion shtetas me të drejtë vote.
Karan mori 50.89 për qind të votave, i ndjekur nga Branko Blanusha i Partisë Demokratike Serbe, i cili mori 47.81 për qind.
