kpp
Grupi kriminal "AKSHI-Agasi"- Në lojë edhe Komisioni i Prokurimit Publik
Detaje të reja të dosjes së AKSHI-t nxjerrin në pah bashkëpunimin e Komisionit të Prokurimit Publik me grupin që përcaktonte fituesit e tenderave. Në dosje përmendet në mënyrë të veçantë rasti i tërheqjes nga ankimimi të biznesmenit Geron Meçe.
Sipas dosjes, KPP
KPP i hap rrugë ndërtimit të Rrugës Kardhiq – Delvinë. Rrëzohet vendimi i Autoritetit Kontraktor
Me vendimin Nr.510/2019 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur më në fund fatin e Rrugës Kardhiq - Delvinë, Loti 7, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve të kryesuar nga Cobial sh.p.k.. KPP ka shfuqizuar zgjedhjen e bërë nga Autoriteti Kontraktor, zgjedhje e cila ishte 5 miliardë lekë të vjetra më e shtrenjtë.
Fituesi për prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet lokale shpallet javën që vjen
Fituesi për prodhimin e Fletës së Votimit për zgjedhjet lokale të qershorit 2019 pritet të shpallet brenda javës që vjen. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për ResPublica se procesi i parë i prokurimit është pezulluar nga Komisioni i Prokurimit Publik që nuk ishte në gjendje të shqyrtonte ankesën e kompanisë Albdesign për shkak të ngarkesës në punë.
