kina

Kina ndërton prototipin që rivalizon Perëndimin në çipat e AI

Postuar në 18 Dhjetor, 2025 22:21

Në një laborator të sigurisë së lartë në Shenzhen, shkencëtarët kinezë kanë ndërtuar atë që Uashingtoni është përpjekur të parandalojë prej kohësh: një prototip të një makine të aftë për të prodhuar çipa gjysmëpërçues të teknologjisë së fundit që fuqizojnë inteligjencën artificiale, telefonat inteligjentë dhe armët qendrore për dominimin ushtarak perëndimor.

I përfunduar në fillim të vitit 2025 dhe tani në fazën e testimit, prototipi zë pothuajse një kat të tërë fabrike. Ai u ndërtua nga një ekip ish-inxhinierësh nga gjigandi holandez i gjysmëpërçuesve ASML (ASML.AS).

Rusia dhe Kina, 1.3 miliardë dollarë investime në projekte energjetike

Postuar në 25 Nëntor, 2025 09:34

Një fond i përbashkët Kinë-Rusi ka financuar mbi 40 projekte me vlerë 1.3 miliardë dollarë.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, tha në Forumin e 7-të të Biznesit të Energjisë Rusi-Kinë në Pekin, se Rusia synon ta zgjerojë pjesën e marrëveshjeve tregtare të kryera në monedha kombëtare me Kinën.

Përplasja Kinë-Japoni zhvendoset në OKB

Postuar në 23 Nëntor, 2025 10:48

Përplasja mes Kinës dhe Japonisë u zhvendos në OKB këtë javë. Pekini akuzoi Tokion se kërcënon me "ndërhyrje të armatosur" mbi Tajvanin, duke i kujtuar se është gati të reagojë me të gjitha mjetet.

“Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi kreu "një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare" dhe normave diplomatike kur tha se një sulm kinez ndaj Tajvanit mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake nga Tokio”, shkroi ambasadori i Kinës në OKB, Fu Cong, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Dy projekte që ndajnë të ardhmen e tregtisë globale

Postuar në 04 Gusht, 2025 20:47

Dy zhvillime të këtij viti ngjajnë se shpjegojnë deri diku njëri-tjetrin dhe një lloj të ardhmeje të gjeopolitikës.

Baleti taktik i Kinës në Lindjen e Mesme

Postuar në 23 Shkurt, 2025 17:15

 

Fshihe fuqinë; prit kohë tënde

Për dy dedaka, duke nisur që nga 1992, kjo thënie e famshme që i atribuohet Deng Xiaoping, arkitekt i lëvizjes reformuese të Kinës, shërbeu si një varg i shenjtë, duke udhëhequr Kinën në politikën e saj në Lindjen e Mesme. Kjo frazë amballazhoi qasjen mjeshtërore të “Ambiguitetit Strategjik” të Kinës dhe durimin në këtë rajon. Kjo politikë mbeti në fuqi derisa Xi Jinpling erdhi në pushtet në vitin 2013.

Kina ndalon eksportin në SHBA të materialeve bazë për armë dhe pajisje ushtarake   

Postuar në 03 Dhjetor, 2024 18:55

Kina nuk do të furnizojë SHBA-të me galium, germanium, antimon dhe materiale të tjera kyçe të teknologjisë së lartë me aplikime të mundshme ushtarake. Vendimi vjen si kundërpërgjigje pasi Uashingtoni zgjeroi listën e kompanive kineze që i nënshtrohen kontrolleve të eksportit në pajisjet e prodhimit të çipave kompjuterikë, softuerët dhe çipat e memories me bandë të gjerë. Çipa të tillë nevojiten për aplikacione të avancuara.

Gara e humbur me Kinën, edhe Nissan shkurton 9 mijë vende pune

Postuar në 07 Nëntor, 2024 22:18

Nissan ka njoftuar për një plan që përfshin shkurtimin e 9 mijë vende pune dhe një ulje vullnetare të pagës prej 50 për qind për shefin ekzekutiv Makoto Uchida. Vendimi erdhi pas raportimit për humbje përgjatë tremujorit të fundit.

Prodhuesi i tretë më i madh i makinave në Japoni tha se do të ulë kapacitetin global të prodhimit me 20 për qind dhe do të shkurtojë kostot me 400 miliardë.

BMW dështon në Kinë, fitimet bien me 80%

Postuar në 07 Nëntor, 2024 13:57

Pasi raportoi rënie të mëdha të shitjeve në Kinë, BMW paralajmëron për “sfida të jashtëzakonshme”.

Gjiganti gjerman i automobilave njoftoi se për periudhën korrik-shtator, fitimet kanë rënë me 84 për qind krahasuar me një vit më parë, në 476 milionë euro.

Kina reagon pas shitjes së armëve Tajvanit: ShBA ka cenuar sovranitetin tonë

Postuar në 28 Tetor, 2024 08:33

Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” pasi SHBA i shiti Tajvanit një sasi armësh në vlerë 2 miliardë dollarë. Pekini nuk e ka pritur mirë këtë zhvillim të ri, duke paralajmëruar masa të reja që do të konfirmojnë sovranitetin e tij mbi ishullin e vetëqeverisur.

Paketa e miratuar nga DASH përfshin sisteme të avancuara raketore tokë-ajër dhe radar, si pjesë e përpjekjeve të tij për të kundërshtuar fuqinë ushtarake në rritje të Kinës në Azi-Paqësor.

Aleatë, por me rezerva  

Postuar në 27 Tetor, 2024 13:18

Trupat e Koresë së Veriut u bashkohen forcave ruse këtë fundjavë, paralajmëroi të premten Ukraina. Ky zhvillim ka ngritur shqetësim në Kiev, por nga ana tjetër mund të provokojë pakënaqësi edhe te ata që njihen si aleatë të Moskës.

Raportime të konfirmuara nga Uashingtoni se Koreja e Veriut po dërgon ushtarë në Rusi për një betejë të mundshme me Ukrainën, kanë ngritur shqetësim serioz te vetë SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët thonë se përfshirja e tyre shënon një përshkallëzim të madh në konflikt dhe mund të thellojë rreziqet e sigurisë për fqinjët e Koresë së Veriut.

Pages

Subscribe to RSS - kina